BallinaLajmeMësohet identiteti i viktimës në Dobrushë të Istogut

Mësohet identiteti i viktimës në Dobrushë të Istogut

Të ngjajshme

Janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dobrushë të Istogut. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është E. Osmanaj, rreth 35-vjeçar, nga fshati Trubuhofc, i cili humbi jetën si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në Dobrushë të Istogut.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se rreth orës 06:00 të mëngjesit, Policia është njoftuar për një aksident trafiku. “Sapo njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se bëhet fjalë për një vetaksident në fshatin Dobrushë, në komunën e Istogut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit të pajetë,” ka deklaruar Gashi. Sipas tij, më pas ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz