back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMësohen emrat e ministrave të Nismës për Kosovën

Mësohen emrat e ministrave të Nismës për Kosovën

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Gjatë dits së djeshme u raportua se kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj do të marrë postin e zëvendëskryeministrit në radhët e Qeverisë ‘Haradinanj’, transmeton Periskopi.

- Advertisement -

U tha se Limaj përveç postin të zëvendëskryeministrit, nuk do të udhëheq me asnjërën prej ministrive që u janë ndarë atyre pas marrëveshjes mes koalicionit PAN, AKR’së dhe Listës Serbe.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka bërë të ditur se tashmë i kanë caktuar ministrat, për të cilët beson se janë ‘shumë të mirë’.

“Nisma i ka caktu ministrat. Besoni qe jane shume te mire. Valdete Bajrami nuk ka pranu te jet ministre.Nisma ka vendos ministra te mençur, dhe shume profesional!Kush jane…?!”, ka shkruar Zeka.

‘Indeksonline’ raportoi sot me burime emrat e anëtarëve të Nismas, që do të bëhen ministra.

Anëtari i Kryesisë së këtij subjekti, Bajram Hasani do të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Anëtari tjetër i kryesisë, Shyqiri Bytyqi pritet të jetë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Skendër Reçica.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz