back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportMesfushori nga Skenderaji pritet të ndryshoj skuadër gjatë verës

Mesfushori nga Skenderaji pritet të ndryshoj skuadër gjatë verës

Të ngjajshme

Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dha shtetësinë greke Ledian...

”Terr” për Dritën, mposhtet nga Drenica

Edha pas katër ndeshjeve, Drita nuk po arrin të...

Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë – Lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku...

Mesfushori Përparim Hetemaj mund të kthehet te Brescia pas tetë vjetësh, pasi do të largohet nga Chievo në fund të këtij edicioni, ka njoftuar të hënën sajti italian “Tuttomercatoweb”.

Chievo edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B, kurse Brescia është favoritja kryesore për t’u kthyer në Serie A, pasi prin në kategorinë e dytë të Italisë.

Chievo zë vendin e fundit në Serie A me 11 pikë dhe qysh tash e ka të garantuar rënien në një kategori më poshtë.

Hetemaj 32-vjeçar ka luajtur te Brescia gjatë edicionit 2010/11 përpara se të transferohej te Chievo, më të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2020, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Hetemaj këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në 26 paraqitje për Chievon në të gjitha garat. Hetemaj gjatë karrierës ka luajtur edhe te Twente, AEK-u, HJK Helsinki e Klubi 04. Ka edhe 49 paraqitje për Finlandën./Koha/

Hetemaj mund të kthehet te Brescia
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz