Munishi mendon që Feronikeli do të jetë kampion i Kosovës
BILLI

Lexo edheSelektori i Kosovës komenton nervozën e presidentit të Feronikelit pas humbjes nga Ferizaj

Ai mendon që skuadra që do të jetë më e qetë deri në fund do të shpallet kampion.
“Feronikeli i ka gjasat më të mëdha nga këto skuadra pavarësisht gafës, është në vend të parë dhe mendoj se ka përparësi. Përpari psikologjike kur tri skuadra luftojnë për titull nuk ka, mirëpo fiton ajo skuadër që merr masat për të qenë më e qetë. Te trijat, Prishtina, Llapi e Feronikeli, kanë presionin e çdo ndeshje për fitore, por ajo skuadër që do të jetë më racionale, më e pjekur, shumë më e qetë, ajo skuadër në fund shpallet kampion”, tha Munishi.
Aktualisht Feronikeli është lider me 62 pikë, aq sa ka edhe Prishtina ndërsa Llapi është i treti me 60 pikë. /Indeksonline/
Lexo edheSelektori i Kosovës komenton nervozën e presidentit të Feronikelit pas humbjes nga Ferizaj