Merz kundër marrëveshjes SHBA-Rusi për naftën: Nuk mund ta pranojmë! Gjermania vijon mbështetjen për Ukrainën
dp

Lexo edheArabia Saudite paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të Huthëve, rritet tensioni në rajon

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kundërshtuar marrëveshjen e njoftuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për furnizimin e tregjeve me naftë dizel ruse, duke e cilësuar një vendim të tillë të paimagjinueshëm për Gjermaninë dhe Evropën.
Merz theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe do të bashkëpunojë me partnerët evropianë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që garanton lirinë e Ukrainës dhe sigurinë e Evropës.
“Presidenti Zelensky mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa në këtë situatë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë brenda kornizës së Bashkimit Evropian, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që do të ruajë si lirinë e Ukrainës, ashtu edhe sigurinë e Evropës”, deklaroi kancelari gjerman.
Duke iu referuar marrëveshjes për furnizimin me naftë dizel ruse, Merz theksoi se një vendim i tillë është i papranueshëm për Berlinin dhe partnerët evropianë.

Lexo edheArabia Saudite paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të Huthëve, rritet tensioni në rajon
“Rusia do të negociojë seriozisht vetëm nën presion. Kjo është arsyeja pse ne po i mbajmë sanksionet tona kundër Rusisë”, u shpreh ai.
Kancelari gjerman shtoi gjithashtu se, pas sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, është e nevojshme të forcohet mbështetja për Kievin. /Panorama