back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaBotëMerkel mbron sërish marrëveshjen me Turqinë për refugjatët

Merkel mbron sërish marrëveshjen me Turqinë për refugjatët

Të ngjajshme

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Hoti: Zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të sjellin normalitet dhe të largojnë qeverisjen e Kurtit

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe deputet i LDK-së, ka thënë...

Skenderaj – Shkolla “Shaban Jashari” i jep lamtumirën mësueses Sherife Ajeti ( FOTO)

Shkolla fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj ka shprehur ngushëllimet...

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i Francës François Hollande u takuan në Itali për biseduar mbi Brexit, vendimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), për sigurinë dhe krizën e refugjatëve dhe rritjen ekonomike.

Të tre liderët mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në bordin e aeroplanmbajtëses “Garibaldi” të flotës italiane.

Në vlerësimin që i bëri vendimit të Anglisë për të dalë nga Unioni (BE) shefi italian i qeverisë, Matteo Renzi, kritikoi qasjet sikur “Evropa kishte përfunduar pas Brexit”.

Renzi tha se e respektojnë vendimin e votuesit anglez dhe duan të shkruajnë një faqe të re për të ardhmen e BE-së.

Në lidhje me krizën e refugjatëve, Renzi theksoi se Evropa është e detyruar të shpëtojë ata që rrezikojnë jetën e tyre në Mesdhe.

“Duhet ndihmuar cilido që ka nevojë”, u shpreh Renzi.

Ndërsa kancelarja gjermane Merkel në fjalën e saj mbrojti marrëveshjen e arritur me Turqinë (në mars 2016) për parandalimin e valës së refugjatëve.

Roja bregdetare nuk është në gjendje të kontrollojë e vetme kufijtë detarë. Bashkëpunimi që kemi me Turqinë për emigrantët është një veprim i drejtë. Në rast të kundërt nuk mund ta fitojmë luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, tha Merkel.

Kurse ndaj kërkesave të Italisë dhe Francës për fleksibilitet në politikat e BE-së pro-rritjes ekonomike, kërkesa që sillen shpesh në rend të ditës nga këto dy vende, Merkel nuk u shpreh shumë pozitive.

Angela Merkel tha se duhet që Evropa t’ua garantojë jetën të rinjve, por edhe të rinjtë evropianë duhet ti bartin në botë përvojat dhe dijet e Evropës.

Kurse Presidenti i Francës, François Hollande nga ana e tij foli për sigurinë e kufijve të Evropës dhe krizën e emigrantëve.

Hollande përcolli shpresën e një bashkëpunimi të gjithanshëm kundër terrorit brenda hapësirës së Shengenit, ndërsa vuri në dukje nevojën për burime ekstra për të pasur një bashkëpunim efektiv dhe të mirë në fushën e mbrojtjes. Presidenti francez tha se Evropa duhet të plotësojë nevojat e qytetarëve të saj për mbrojtje.

Hollande tërhoqi vëmendjen edhe në tragjedinë që po jeton qyteti Halep i Sirisë. “Në qoftë se nuk arrijmë të bëjmë dot gjë, atëherë drama në Halep do të jetë turpi i të gjithë shoqërisë ndërkombëtare”, cilësoi Hollande.

Presidenti Hollande tha se largimi i Anglisë nga Unioni ka shkaktuar një paqartësi në ekonomi dhe vuri në dukje nevojën e përpjekjeve që do të eliminonin këtë atmosferë pasigurie.

Tre krerët përpiqen të gjejnë mënyrën për të rinisur Bashkimin Evropian pas tronditjes, që erdhi nga rezultati i referendumit të 23 qershorit në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz