back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMërgimtari bën tejkalim në Gjilan duke shfrytëzuar trotuarin, Policia e Kosovës e...

Mërgimtari bën tejkalim në Gjilan duke shfrytëzuar trotuarin, Policia e Kosovës e dënon dhe njofton shtetin e Zvicrës

Të ngjajshme

Ronela, Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë këngën “Pershesh”

Një projekt i ri i është shtuar shoubizit vendor. Bëhet...

Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, aktualisht profesor i...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 24 korrik, një mërgimtarë me një Audi S6 me targa të Zvicrës, ka bërë një tejkalim të parregullt duke përdorur trotuarin në anën e djathtë dhe kësisoj duke rrezikuar edhe këmbësorët, shkruan Express.

Për këtë veprim të dokumentuar edhe me pamje, Policia tregon se ka ndërmarrë masat e nevojshme duke identifikuar vozitësin të cilit i ka shqiptuar gjobë.

Gjithashtu kanë njoftuar edhe autoritetet zvicerane për këtë veprim.

Njoftimi i Policisë:  

Me datë 24.07.2025, vozitësi i automjetit Audi S6, me targa të Zvicrës (TG), në kundërshtim me Ligjin mbi rregullat e trafikut rrugor nr. 08/L-186, ka kryer një tejkalim të parregullt përmes trotuarit në anën e djathtë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, veçanërisht në zonën e udhëkryqit.
Ky veprim është dokumentuar edhe përmes pamjeve (videos) të publikuara nga qytetarët dhe mediat në rrjetet sociale, të cilët kanë xhiruar momentin e tejkalimit.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme duke identifikuar vozitësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë, sipas legjislacionit në fuqi.

Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Shtetit të Kosovës dhe Shtetit Zviceran, lidhur me bashkëpunimin për trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit e secilit shtet në territorin e tjetrit, gjoba e shqiptuar do t’i përcillet autoriteteve përkatëse zvicerane për trajtim të mëtejmë sipas marrëveshjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz