Mërgimtarët vazhdojnë të presin në kolona të gjata në Serbi për të hyrë në Kosovë
03

Lexo edheAksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni ndahet përgjysmë

Edhe të dielën ka vazhduar fluksi i madh i veturave në vendakalimin kufitar në Merdare.
Lexues të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ kanë dërguar në redaksi video nga Serbia ku shihet kolonë e gjatë veturash që presin të kalojnë nëpër pikën kufitare në Merdare.
Nga pamjet shihet se mërgimtarët po presin me orë të tëra që të hyjnë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Lexo edheAksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni ndahet përgjysmë
Ndryshe, gjatë ditës së shtunë, Policia ka apeluar te mërgimtarët që të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë apo edhe Jarinjen, ku s’ka pritje të gjata.
“Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”, thuhet në kërkesën e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net