Kompania për rregullimin e veturave, Wheelsandmore, është përkujdesur për modifikimin e modelit Mercedes-AMG GLE 63 Coupe.
Modeli standard i Mercedes-AMG GLE 63 Coupe posedon motorin me kapacitet prej 557 kuajfuqi, ndërsa kjo kompani ofron katër paketa për përforcimin e këtij motori.
Paketa 1, e cila kushton 3000 euro, përfshin përforcimin e motorit në 600 kuajfuqi, paketa 2, me çmim prej 9000 euro, përfshin përforcimin në 670 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Paketa 3, me çmim prej 12500 euro, përfshin përforcimin e motorit deri në 700 kuajfuqi, si dhe paketa 4, me çmim prej 23000 euro, përfshin përforcimin në 800 kuajfuqi.
Mercedes-AMG GLE 63 Coupe me paketën e fundit, shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 300 km/h.
Wheelsandmore gjithashtu ofron edhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit, frenat e forta, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave, më shumë ngjyra për eksterier dhe shirita garuese.