Mekaniku ndërton aeroplan duke përdorur videot në YouTube
Për tre vite një mekanik ka shpenzuar të gjithë kohës e tij duke parë video të panumërta në YouTube.
Por këto nuk ishin video muzikore apo humoristike që shumica e njerëzve sheh por ishin video që tregonin se si ndërtohet një aeroplan.
ishte i fiksuar mbas aeroplanëve që në moshën 6-vjeçare dhe dëshironte të ndërtonte një të tillë vetë.
“Gjithmonë kam ëndërruar për aeroplanët, çdo natë. Dhe kam dashur që të kem aeroplanin tim,”-ka thënë Long.
Fillimisht ajo nuk mbeti asgjë më shumë se vetëm një ëndërr.
Deri vitin e kaluar kur 30-vjeçari vendosi se kishte kursyer mjaftueshëm para për të realizuar fantazinë e fëmijërisë së tij.

Lexo edheShqiptari shpik edhe djepin që nuk ta lodh dorën (Video)
“Fillova të ndërtoj një aeroplan në fshehtësi. Mendova se njerëzit do të talleshin me mua, kështu që pjesën më të madhe të kohës punoja natën.”
Ai e bazoi dizanjin e tij në një aeroplan japonez të përdorur në Luftën e Dytë Botërore. Aeroplani, me një vend, ka hapësirë prej 5.5 metër.
Long përdori material të riciklueshme për ta ndërtuar. Vendi ku ulet piloti është një karrige plastike me këmbët e prera, kontrolli i panelit është marrë nga makinat dhe trupi është i përbërë nga kontenier i vjetër gazi.
Në datën 8 mars ai e nxorri më në fund aeroplanin në “pistën e tij” dhe arriti të ngrihej në fluturim deri në lartësinë 50 metra.

















