back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportMegjithatë, flamuri i Kosovës do të shfaqet në Sevilla të Spanjës

Megjithatë, flamuri i Kosovës do të shfaqet në Sevilla të Spanjës

Të ngjajshme

Hasani: Basha, Kryetar i Kuvendit të pakonstituuar, s’mund të marrë vendime

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka folur lidhur...

Netanyahu u thotë banorëve të Qytetit të Gazës që të “largohen menjëherë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit...

Kosova kalon në epërsi ndaj Suedisë

Kosova ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Suedisë,...

Më 31 mars të këtij viti, pritet që të zhvillohet ndeshja kualifikuese e Botërorit “Katar 2022” ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Spanjës në stadiumin “Estadio La Cartuja” në Sevilla.

Mirëpo Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Andaj, është ngritur çështja se a do të lejojë Qeveria e Spanjës që të shfaqet flamuri i Kosovës dhe të intonohet himni i saj gjatë kësaj përballjeje sportive.

Federata spanjolle të martën përmes një shkrimi në Twitter, i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës” dhe kjo gjë ka nxitur reagimin e FFK-së.

“Qasja e shtetit spanjoll në drejtim të shtetit të Kosovës fatkeqësisht ka qenë destruktive që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, por kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin, thuhet në reagimin e FFK-së”.

“Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga shumica e vendeve më të zhvilluara e demokratike të globit dhe anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në UEFA e FIFA, që nga maji i vitit 2016”.

“Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kotë dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër”.

Pas kësaj gafe, kryetari i FFK-së Agim Ademi ka njoftuar se e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) përmes së cilës i është shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në disa media spanjolle.

“Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare”.

“Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ademi përmes telefonit ka biseduar edhe me zyrtarët e UEFA-s. Sipas tij, këta të fundit e kanë kontaktuar për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia kanë konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz