Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit me targa kosovare
BILLI


Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident fatal në autostradën Slavonski Brod në Kroaci.
Autobusi me targa të Kosovës ka dal nga rruga dhe bërë një aksident të rëndë, transmeton Indeksonline.
Mediat në Kroaci, citojnë Policinë Kroate, raportojnë se deri më tani janë 10 persona të vdekur ndërsa mbi 30 persona janë dërguar në spital.

Lexo edhe“Deva Tours”, thonë se ende nuk kanë kurrfarë informacione për aksidentin tragjik në Kroaci: Me rastin po merret policia
Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë./Indeksonline/