back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme‘Më vjen keq për Januzajn, ai do të ishte një yll te...

‘Më vjen keq për Januzajn, ai do të ishte një yll te Kosova’

Të ngjajshme

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se i vije keq për Adnan Januzajn, pasi që ai kishte zgjedhur Belgjikën para Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj, kishte vendosur që ta zgjedh Belgjikën para Kosovës, dhe për këtë Salihu tha se i vije keq, pasi që të Kosova ai do të kishte qenë një yll.

“Askush nuk është duke folur për Januzajn në Belgjikë sot, nëse do të kishte qenë me ne, do të ishte një yll. Koha po ndryshon, lojtarët e rinj tani janë të etur për të luajtur për vendin tonë” – tha Salihu për “90 Plus”.

Tutje, Salihu tha se janë të përgatitur dhe të gatshëm për ndeshjen e 7 qershorit që Kosova e luan në udhëtim ndaj Malit të Zi.

Pas Malit të Zi, “Dardanët” më 10 qershor do të luajnë si musafirë ndaj Bullgarisë. Të dyja këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikime në “Euro 2020”./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz