back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajme“Më të këqijtë e më të këqijve”: Kush janë dy kosovarët e...

“Më të këqijtë e më të këqijve”: Kush janë dy kosovarët e arrestuar në ShBA nga Administrata Trump

Të ngjajshme

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Haaland, Manchester City përmbys Realin (VIDEO)

Manchester City ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit qysh...

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) në ShBA ka publikuar një listë të gjerë me emrat e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, të arrestuar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave të ShBA-së (ICE).

“Nën drejtimin e nënsekretares Noem, burrat dhe gratë punëtore të DHS dhe ICE po përmbushin premtimin e Presidentit Trump dhe po zbatojnë deportime masiv, duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve, përfshirë emigrantët e paligjshëm që shihni këtu”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e DHS.

Por, kush janë dy shtetasit e Kosovës të arrestuar këtë vit nga Administrata Trump?

I pari është Besart Hoxha, i cili rezulton si i dënuar për: Ligjin për Organizatat e Përfshira në Reket dhe Korrupsion (RICO). Siç theksohej në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Besart Hoxha njihej në internet me nofkën “Pizza”. Në akuzë thuhej se grupi ku bënte pjesë Hoxha, punonte nën moton “In Fraud We Trust” (Në mashtrim besojmë – një lojë fjalësh me mbishkrimin në bankënotat e dollarit amerikan “In God We trust”) dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar nga Ukraina. Autoritetet amerikane thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre ndërsa e njihnin njëri-tjetrin me nofkat në internet.

I arrestuari i dytë është Nikollë Lleshaj, i cili është kapur në Mooresville të Karolinës Veriore dhe është dënuar për veprën penale “Sulm”. Për Lleshajn nuk ka ndonjë të dhënë se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Ndërkaq, në listën e më të rrezikshmëve rezultojnë edhe katër shqiptarë.

Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje, i arrestuar në Kaliforni.

Florjan Delija, i dënuar për sulm, i arrestuar në Nju Jork.

Adush Muçaj, i dënuar për sulm, i arrestuar në Utah.

Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt, kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni. /Klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz