“Më helmove zemrën o krenaria ime”, fjalët e ndjera të vajzës së humoristit Muhamet Liko
01·

Liko përpos karrierës së lavdishme, sot u nda përfundimisht edhe nga bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.
Alkida Liko vajza e të ndjerit i bën një dedikim në rrjetet sociale.

Lexo edheParlamenti i Kantonit të Lucernit mund të ketë një kryetare shqiptare
“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me more jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im.”-shkruan ajo.
Muhamet Liko u nda dje nga jeta në moshën 65 vjeçare si pasojë e një ataku në zemër, teksa ndodhej për një kontroll rutinë në Itali.
Pjesë e homazheve ishin edhe tre pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët mes lotësh përcollën shokun e tyre të skenës dhe jo vetëm./Express















