Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.
Në sallë të pranishëm janë 118 deputetë.
Pas betimit të deputetëve nga legjislatura e 10-të me radhë, të njëjtit votuan për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare të Kosovës.
“Ju uroj secilit që jeni zgjedhur nga ana e popullit të Kosovës dhe uroj që në këtë Kuvend të veprojmë gjithmonë në frymën e bashkëpunimit e t’i marrim vendimet më të mira për qytetarët e Republikës sonë. Grupi Parlamentar i VV-së e propozon deputeten Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës”,deklaroi Konjufca.
Pas hedhjes në votim, Albulena Haxhiu ka arritur që të marrë 66 vota për, kundër 44 dhe 8 kanë abstenuar.
Kësisoj Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Për zgjedhjen e Haxhiut nuk votuan as nga LDK dhe as nga PDK dhe as nga AAK disa nga deputetët abstenuan dhe disa votuan kundër./Lajmi.net/
