BallinaLajmePacolli: Kredinë për familjen Murseli e garantova unë, shuma është kompensuar pjesërisht

Pacolli: Kredinë për familjen Murseli e garantova unë, shuma është kompensuar pjesërisht

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me seancën e mbajtur sot në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit, ku u diskutua edhe për një kredi të garantuar prej tij për familjen Murseli.

Pacolli ka sqaruar se kredia ishte marrë në kohën kur familja Murseli, përkatësisht Liridona dhe Naimi, kishin blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona.

“Familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla. Nga kjo kredi janë kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro,” ka shkruar Pacolli.

Ai ka theksuar se Naim Murseli, përveç kthimit të një pjese të shumës në para, kishte kryer edhe punë në kompensim, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale.

Pacolli ka shtuar se nuk beson që shuma është kthyer në tërësi, por ka nënvizuar se nga ana e tij “nuk ka pasur asnjë trysni për ndonjë kthim urgjent” të borxhit.

Deklarata e tij vjen në kohën kur çështja e marrëdhënieve financiare të familjes Murseli po trajtohet në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Naim Murselit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz