back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajme​Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan

​Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan

Të ngjajshme

Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

Mbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë...

Operacion për gjetjen e një personi të zhdukur në Bresalc të Gjilanit, ngritën edhe dronët

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) kanë...

Zhduket një person në Gjilan, ShKKSh-ja njofton se ka filluar misioni i kërkim-shpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ekipet...

Këtë pasdite në Koçan të Maqedonisë së Veriut, do të mbahet sërish, “Marshimi i Engjëjve”, për familjarët dhe të afërmit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën “Pulse”, 8 muaj më parë.

“Ky nuk është një protestë, por një marshim paqësor për një gjykim të drejtë, për të na kujtuar se pas çdo “numri” ka një emër, një jetë, një familje dhe dhimbje. Mesazhi ynë është i thjeshtë, por i thellë – për fëmijët tanë, për drejtësi të vërtetë, për një Maqedoni me ndërgjegje”, thonë prindërit.

Ata theksojnë se duan të tregojnë se kjo shoqëri nuk hesht përballë padrejtësisë dhe se ka një popull që nuk heq dorë nga e vërteta.

Më 19 nëntor, në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës fillon gjyqi për tragjedinë në Koçani.

34 persona do të ulen në bankën e të akuzuarve, të cilët do të mbahen përgjegjës për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Në zjarrin e 16 marsit, 63 persona vdiqën dhe mbi 200 u plagosën.

Prindërit njoftuan se do të ndjekin gjyqin dhe, siç theksojnë ata, do t’u kujtojnë të gjithëve se çdo vendim duhet të bazohet në të vërtetën, jo në harresë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz