Sot rreth orës 08:30 ka humbur jetën një person i moshës 85-vjeçare, rasti ka ndodhur në Malishevë. Dyshohet se viktima ka dalë herët nga shtëpia dhe më pas është hedhur në pus. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga stacioni policor i Gjakovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“Sot në ora 08:30 stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast “Hetim i vdekjes”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka të bëjë me një person të moshës 85 vjeçare, i cili është gjetur i vdekur në një pus. Dyshimet e para janë se viktima në orët e hershme të mëngjesit ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se është hedhur vetë në pus. Policia Rajonale nga Gjakova po merret me hetim të rastit”, tha Lirije Podrimaj për Gazetën Express.

