back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeHoti: Qeveria të sqarojë pse u kthye korrupsioni si kriter për vizat

Hoti: Qeveria të sqarojë pse u kthye korrupsioni si kriter për vizat

Të ngjajshme

- Advertisement -

Avduallah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur shqetësime rreth plotësimit të kriterit për “luftimin e korrupsionit” në listën e kritereve për liberalizimin e vizave.

Hoti thotë se pas takimeve me përfaqësuesit e BE-së i është thënë se çështja e luftimit të korrupsionit është kthyer edhe njëherë, shkruan Indeksonline.

Hoti ka kërkuar  që  të mbahet një seancë ku në rënd dite të jetë kjo temë për diskutim.

Ai ka kërkuar nga Qeveria të dijë se pse është kthyer ky kriter dhe cilat janë përpjekjet e tyre në këtë drejtim.

“Shqetësim për liberalizimin e vizave kriteret, ku kriteri për luftimin e korrupsionit është kthyer në listën e BE-së. Nga 94 kriter janë plotësuar 93 me përjashtim të demarkacionit në qeverinë e kaluar. Kërkojmë nga qeveria të dimë se pse ky kriter është kthyer dhe cilat janë përpjekjet dhe arsyet që ky kriter është kthyer” ka thënë Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz