Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës që kanë filluar nga ora 16:30.
Dukagjini është duke fituar 1:0 ndaj Gjilanit, shkruan Indeksonline
Golin e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 36’të.
Në Suharekë, Ballkani është duke humbur 0:1 ndaj Malishevës me golin e shënuar nga Altin Aliu në minutën e 11’të.
Kurse në Hajvali nuk ka gola, Prishtina e Re është 0:0 ndaj Ferizaj./Indeksonline/
45 | Dukagjini 1:0 Gjilani
45 | Prishtina e Re 0:0 Ferizaj
45 | Ballkani 0:1 Malisheva