back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMbyllen bastoret, por qytetarët vazhdojnë të luajnë online

Mbyllen bastoret, por qytetarët vazhdojnë të luajnë online

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Në një seancë të jashtëzakonshme disa muaj më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshëm, duke shfuqizuar edhe Ligjin e deritashëm për lojërat e fatit.

Edhe pse në atë kohë, u miratua ky ligj, i njëjti nuk hyri në fuqi deri më datën 10 maj, atëherë kur edhe ishte paraparë nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë vizitës së disa prej lokaleve të tilla në Prishtinë, është vërejtur se shumica prej tyre janë mbyllur.

Mirëpo një gjë që bëhet e ditur është se qytetarët duke pasur mundësi që në disa prej tyre të mbushin llogaritë e krijuara në sistemin online, po vazhdojnë të luajnë, edhe pse një gjë e tillë është ndaluar.

Njëri nga punëtorët e një lokali që tashmë është shëndrruar në restaurant, prapa kamerës ka deklaruar se janë duke pritur deri javën e ardhshme që drejtuesit e tyre, të mundohen të arrijnë ndonjë marrëveshje për vazhdimin e punës, edhe pse një gjë e tillë është shumë vështirë të ndodhë.

Ai mbylljen e këtyre lojërave e cilëson si të padrejtë pasi që si, ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të mbesin pa punë dhe pa të ardhura mujore.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës këtë vendim për mbylljen e lojërave të fatit e kishte marrë pak javë, pasi që në dy kazino në dy qytete të ndryshme u vranë dy persona.

Të Fundit

Sport

ShowBiz