back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMburret Limaj: Unë largova baltën në Skenderaj, të tjerët fituan vota me...

Mburret Limaj: Unë largova baltën në Skenderaj, të tjerët fituan vota me punën time

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Social Demokrate të Kosovës, dhe ish-ministër i transportit nga radhët e PDK-së në Qeverinë e vitit 2007, thotë se ishte ai që me punën e tij kishte larguar 97 për qind të fshatrave në Skenderaj nga balta, duke shtruar rrugët.

- Advertisement -

Të tjerët sipas tij kanë bërë fushatë dhe kanë marrë vota me punën e  tij.

Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në hapjen e punimeve të Kuvendit të nismës Social Demokrate në degën e saj në Skenderaj sot.

 

“Unë ndihem mirë që jam në Skenderaj në një qytet dhe një komunë, që kur kam ardh në qeverisje në 2007-en, si ministër i Transportit, 97 për qind e fshatrave të Skenderajt kanë qenë në lloq. Dhe kur kam dalë në 2008-en, 98 për qind të fshatrave të Skenderajt kanë qenë të asfaltuara. Ka shumë që kanë marrë vota me këto punët e rrugëve masanej…s’ka gajle. Po jemi ardh sepse kemi pasur një vizion të zhvillimit të vendit tonë, jo për vetë, po për Kosovën.  Këtu kam qindra bashkëluftëtarë, shokë, që kemi nda pjesët më të vështira të jetës tonë dhe jemi krenarë. Nuk ka fshat dhe pjesë të kësaj ane në të cilën nuk kemi vepruar e bashkëvepruar me shokë të tanë, vizioni ynë atëherë ka qenë çlirimi i Kosovës, zhvillimi i Kosovës, dhe jo i një komunë dhe i një fshati, jo një krahine”, ka thënë Limaj.

Ai po ashtu ka thënë se sa herë që ndokush ka vepruar mbi baza krahinore kurrë si ka dalë mirë Kosovës.

Sipas Limajt, vetëm të bashkuar dhe duke e parë atdheun si tërësi, si komplet, atëherë ka pasur rezultat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz