Mbrëmë u zhduk në Shqipëri çifti nga Belgjika, por mësoni historinë e vrasjes së çiftit çek që ngjalli reagime të ashpëra
BILLI

Lexo edheMesazhi prekës i djalit të dëshmorit nga Peja – Se pranojnë në punë, largohet nga Kosova

Mbrëmë, një çift nga Belgjika është zhdukur në Himarë të Shqipërisë, shkruan Gazeta Blic.
Policia e Shqipërisë, që nga marrja e informatave, ka filluar kërkimet intensive në teren, për gjetjen e tyre, por që ende nuk ka asnjë shenjë.
Çifti nga Belgjika, kanë shkuar në Shqipëri si turistë, teksa kontakti i fundit i tyre besohet se ishte në zonën malore përreth Bashkisë së Himarës.
Ndër rastet që bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare, ishte zhdukja e turistëve çek, Michael Svatos dhe Anna Kosinova.
Ata fillimisht ishin raportuar si të zhdukur, por që më vonë u patën gjetur të vrarë në një zonë malore të Shqipërisë.

Lexo edheMesazhi prekës i djalit të dëshmorit nga Peja – Se pranojnë në punë, largohet nga Kosova
Ky rast kishte ngritur në këmbë institucionet shqiptare, teksa për të është raportuar edhe nga mediat më të fuqishme në botë.
Vrasja e turistëve çek, kishte ngritur një dyshim të madh për sigurinë e turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
Raste tjera patën ndodhur, ku grupet kriminale që operojnë në Shqipëri, kishin kidnapuar dhe vjedhur shumë turistë, që kishin vendosur që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendet turistike të shtetit shqiptar.