BallinaLajmeMblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin...

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Të ngjajshme

Supremja shfuqizon pjesërisht rregulloren e UP’së për procedurat e avancimit të personelit akademik

Gjykata Supreme e Kosovës, ka shfuqizuar pjesërisht Rregulloren e...

Demi More në prag të 64- vjetorit, duket një yll i vërtetë!

Aktorja e filmit “The Substance”, Demi Moore, ka shkëlqyer...

10-shet e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Partitë më të mëdha në vend kanë publikuar listat...

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet të premten në orën 14:00, ku në rend dite janë disa pika financiare dhe projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë fillimisht miratimin e rendit të ditës dhe procesverbalin e datës 13.02.2026, për të vijuar më pas me shqyrtimin e Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026.

Po ashtu, në rend dite janë edhe disa projektligje për kredi ndërkombëtare.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “projekti i rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Mitrovicë” (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës;

5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale;

6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujeve”

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e Efiçencës së Energjisë në ndërtesa publike”, thuhet në njoftim.

Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “të ndryshme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz