BallinaLajmeMblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Të ngjajshme

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar për zgjedhjet lokale.

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, pas takimit, bëri të ditur se gjatë kësaj jave janë mbajtur takime me strukturat e LDK-së, është mbajtur mbledhja me Kryesinë e LDK-së dhe me kandidatët për kryetarë të komunave të LDK-së në balotazh.

Ai bëri të ditur se gjatë këtyre takimeve është biseduar për përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke angazhuar kështu tërë potencialin e LDK-së duke filluar nga Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, deputetët dhe të gjithë kryetarët e degëve që nuk do të jenë në garën për raundin e dytë.

“Besojmë që me një punë të ngjeshur, me solidarizim të brendshëm dhe rritje të kohezionit, do të arrijmë që edhe 10 komunat që jemi në balotazh t’i fitojmë, me objektiv kryesor ta fitojmë dhe rikthejmë kryeqytetin tonë, Prishtinën. Po ashtu kemi vlerësuar që Prishtinën mund ta rikthejmë por që duhet të punojmë me qytetarë edhe më tutje, t’i bindim se të gjitha premtimet e kandidatit Abrashi janë premtime që mund të realizohen, mund të realizohet edhe jashtë atyre premtimeve, dhe që ne t’i japim përgjegjësi qytetarëve për punën tonë”, ka thënë kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa tha se është vlerësuar se në Gjilan, në Podujevë dhe në Istog, komuna të qeverisura deri më tani nga LDK-ja, situata ështe mjaft e mirë dhe se kandidatët e LDK-së kanë përparësi më të madhe ndaj kandidatëve tjerë.

“Orientimi ynë themelor është që ne të kemi koalicion me qytetarin, që ne të ju ofrojmë qytetarëve objektivat tona dhe strategjinë tonë lidhur me zhvillimin e atyre komunave dhe ta marrim votën që e meritojnë njerëzit tanë, për të ardhmen e popullit”, theksoi Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz