BallinaLajmeMblidhet Forumi i Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike

Mblidhet Forumi i Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti udhëhoqi takimin e Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në këtë takim me përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, vendet donatore, agjencitë zhvillimore dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe Ministres së Financave znj. Hykmete Bajrami, u diskutua për qasjen e përbashkët të Qeverisë dhe donatorëve për të financuar rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë Covid-19, si dhe agjenda afatgjate zhvillimore e Kosovës.

Gjatë takimit, Kryeministri Hoti falënderoi donatorët për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht për tejkalimin e pasojave të pandemisë Covid 19. Ai kërkoi përfshirjen direkte të donatorëve në zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ku edhe shpalosi hollësi për formën e implementimit të saj.

Gjatë takimit u prezantua gjendja aktuale rreth menaxhimit të pandemisë Covid 19 dhe masave të programit që janë planifikuar për vitin 2021, të cilat synohet të ndërlidhen me përkrahjen e ofruar nga donatorët.

Në këtë takim u prezantua agjenda zhvillimore e Qeverisë së Kosovës për dekadën e ardhshme, me të cilën synohet rritja e përfitimit nga iniciativat dhe instrumentet e reja financiare, veçanërisht fondet e ofruara në kuadër të Planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz