BallinaLajmeKëshilltari i Vjosa Osmanit: Nuk do të ftohen partitë politike për të...

Këshilltari i Vjosa Osmanit: Nuk do të ftohen partitë politike për të diskutuar çështjen e presidentit

Të ngjajshme

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Faton Peci, këshilltar i ushtrues së detyrës së presidentës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kjo e fundit nuk do t’i ftojë partitë politike për të diskutuar çështjen e presidentit, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se qëndrimi i Osmanit është i qartë se presidenti duhet të derivojë nga zgjedhjet e reja dhe Parlamenti i ri.

“Sot një gazetar, gjatë konferencë për shtyp të nënkryetares se kuvendit, ka bere pyetje me sugjerimin se u.d Presidentja ka thëne se do t’i ftojë subjektet politike për çështjen e zgjedhjes se presidentit”.

“Siç konfirmohet ne intervistën për RTK, ajo ASNJËHERË nuk ka thënë se do ti ftojë subjektet për TEMËN E PRESIDENTIT. Përkundrazi, e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se Presidenti duhet të derivojë nga zgjedhjet e reja dhe Parlamenti i ri”, ka shkruar ai.

Tutje, ai është shprehur se u.d e presidentës ka paralajmëruar se do të ftojë liderët politikë për të diskutuar për çështjen e pandemisë dhe çështjen e dialogut./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz