Sot Forumit të Gruas në Vushtrri iu bashkuan edhe 40 aktiviste të reja, të cilat edhe u pajisen me librezat e AKR-së, njëherit fuqizuan edhe më tepër pozitën e gruas në këtë subjekt.
Prezent në këtë takim ishte kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Mirlindë Gashi, kryetari i AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu, kryetarja e Forumit të Gruas në Vushtrri, Arta Imeri, Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Ekonomi, Arta Haxhaj si dhe anëtaret e tjera të kryesisë.
Takimin e hapi kryetarja e Forumit të Gruas në Vushtrri, Arta Imeri e cila foli rreth gjendjes në Forumin e Gruas në Vushtrri, rreth aktiviteteve që kanë bërë me ç’rast e përmendi anketën rezultatet e së cilës kanë treguar se 67% të femrave u mohohet barazia gjinore, pastaj tregoi për aktivitetet që i kanë në plan t’i realizojnë ditëve në vijim duke u bazuar në planin e aktiviteteve që e kanë hartuar.
Drejtoresha për Bujqesi dhe Zhvillim znj.Arta Haxhaj u shpreh optimiste se gratë çdo ditë e më tepër po bëhen pjesë e pozitave vendimmarrëse dhe shihet një vullnet për bashkëpunim të vazhdueshëm që rezulton në shkëmbim idesh dhe përvojash në mes tyre.
Ndërsa Kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror znj.Mirlindë Gashi u shpreh e lumtur që kishte mundësi ritakimi me një pjesë të grave në shtëpinë e të cilave ka qenë edhe nikoqire, po ashtu sot pati rastin të sheh ftyra të reja që u janë bashkuar AKR-së gjë që shihet frymë pozitive në Vushtrri dhe një bindje e plotë për ndryshime.
Takimin e përmbylli Kryetari i AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu, i cili i falënderoi gratë që kanë gjetur kohë për të qenë prezente duke i pasur parasysh që mund kenë angazhime. Ai u shpreh optimist se nëse vazhdon përkrahja e tillë nga struktura e AKR-së, përfshirë gratë, rininë dhe individët tjerë, pa dyshim do të jetë një subjekt mjaft i votuar dhe një mundësi e mirë për të dëshmuar se ne si AKR jemi e duhura dhe rrjedhimisht së bashku të ofrojmë më shumë mundësi për vendin, rininë dhe familjet tona”, tha ndër të tjera kryetari Aliu.