BallinaLajmeMbi 38 mijë lodra të pasigurta të ndaluara, rrezik për fëmijëve

Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të ndaluara, rrezik për fëmijëve

Të ngjajshme

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë një aksion të gjerë për të kontrolluar tregun e lodrave për fëmijë, duke ndaluar mbi 38 mijë lodra që nuk përmbushnin standardet e sigurisë. Vlera e tyre arrin rreth 100 mijë euro, ndërsa rreziku për shëndetin e fëmijëve konsiderohet i madh.

Gjatë vitit 2026, IQMT ka realizuar një aksion të gjerë inspektimesh, si në zonat doganore ashtu edhe në tregun e brendshëm, ku janë inspektuar mbi 50 subjekte.

Në këtë aksion, janë ndaluar 38,000 copë lodra të pasigurta për fëmijë, të cilat janë kthyer në vendin e origjinës.

Qëllimi i këtyre aksioneve është që në treg të gjenden produkte të sigurta dhe në përputhje me standardet ligjore, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Kriter bazë sipas direktivave të Bashkimit Evropian për importimin e lodrave është shenja CE, e cila tregon se lodrat janë të përshtatura me standardet evropiane të sigurisë, shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ekipi i RTK-së vizitoi disa dyqane dhe tregun e gjelbër në Prishtinë, ku u vu re se disa lodra nuk kishin shenjën CE dhe nuk përmbanin informacion mbi origjinën dhe përmbajtjen. Ndërkohë, dyqanet më të mëdha kishin vendosur shenjat dhe dokumentacionin e nevojshëm.

“Me numrin e vogël të inspektorëve është e kuptueshme që ndodh rrjedhje e kontrabandës, veçanërisht me lodra për fëmijë, që shpesh janë edhe të rrezikshme dhe kancerogjene. Duhet të fokusohen më shumë kontrollet parandaluese, pasi lodrat e lira nga Kina apo shtete të tjera mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë.

Çmimet e lodrave të importuara nga Kina mund të jenë edhe vetëm 1 euro, dhe shpesh mungojnë të dhënat mbi origjinën dhe përmbajtjen e tyre, duke rritur rrezikun për konsumatorët më të rinj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz