Mbi 30 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në fundjavë

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës edhe pse fundjava e parë e muajit shtator vijon të ketë fluks të shtetasve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.
Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot se “që prej orës 00:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në Morinë kane hyrë gjithsej 16 680 shtetas dhe 3358 automjete”.
Sipas tij, situata në pikën doganore është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve duke punuar me kapacitete të plota dhe intensitet të lartë.
Prefekti Kuçana u shpreh se edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, 13 578 shtetas të huaj dhe 4281 mjete dhe 2482 shtetas shqiptarë dhe 1370 mjete”.

Lexo edheHistorike në Ballkan: Tre shqiptarë shefa diplomacie (VIDEO)
“Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit”, shtoi Prefekti Kuçana për ATSH-në.
Që prej daljes nga izolimi për shkak të pandemisë çdo fundjavë që prej qershorit pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.
Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore.














