‘Mbi 100 rus të vrarë’: Ushtria ruse jo aq e fortë sa e mendonin, ukrainasit po rezistojnë egër në Kharkiv

Sipas raporteve me gjithë përgatitjet strategjike e taktikën e ushtrisë ruse në sulmin e sotëm ndaj Ukrainës si duket ato nuk kishin efektin e duhur. Qindra rus të vrarë në betejë derisa ofensiva për qytetin e madh Kharkiv ka ngecur.
Invadimi i Ukrainës që nisi me të gjitha stratagjemat e para deri tani të Rusisë, me mësimet e nxjerra nga luftërat e SHBA’së në invadimin e tyre në Afganistan e në Irak dy herë, e me dështimet e tyre në Çeçeni si duket përsëri nuk ju ka shkuar siç e mendonin të kapin shpejt kryeqytetin e Kiev.
Kjo sipas një analize të shkurtër të ish zyrtarit në këshillin kombëtar të SHBA’së, Alexander S. Vidnman në konton e tij në Twitter.
“Veprimet e para jo fort të suksesshme. Nuk po duket aq keq sa e kam menduar. Më pak predha balistike dhe sulme ajrore. Sulm i hershëm me trupa tokësore për të reduktuar ushtrinë ukrainase. Ne do të mësojmë shumë rreth ushtrisë ruse. Po duket më e dobët se që kemi dyshuar” ka shkruar Vindman.

Lexo edhePamje dramatike pranë Kievit, dhjetëra helikopterë “nxijnë” qiellin
Ushtria ukrainase ka raportuar se kanë vrarë mbi 100 ushtarë rus në luftime deri në orën 12:00. Sipas raportit të fundit ata kanë shkatërruar 7 aeroplanë luftarak rus, 4 helikopterë dhe më shumë se 10 automjete të armatosura ka njoftuar Qendra Strategjike e Mbrojtjes së Ukrainës.
Ata kanë njoftuar se Rusia ka pushtuar dy qytete Henichesk dhe Nova Kahkova në rajonin Kherson.














