Mbi 100 persona të vdekur pas fundosjes së tragetit në Tanzani

Të paktën 136 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një trageti në Liqenin Viktoria në Tanzani, në të cilin gjendeshin qindra persona, kanë thënë zyrtarët.
Fati i shumë personave të tjerë nuk dihet, mirëpo ka shqetësime që më shumë se 200 persona mund kenë vdekur pas fundosjes së tragetit.
Ekipet e shpëtimit kanë nisur punën sërish të premten, pasi kanë ndalur kërkimet gjatë natës.
Trageti i tipit, MV Nyerere është fundosur afër Ishullit Ukara, pasi ishte nisur nga Bugorora.

Lexo edheSulm terrorist gjatë një parade ushtarake në Iran, 24 të vdekur dhe 53 të plagosur
Trageti ka qenë i stëmbushur me njerëz, dhe kjo njëherësh konsiderohet aryseja e fundosjes së tij.
Mediat lokale kanë thënë se kapaciteti i tragetit ka qenë për 100 persona, mirëpo në të mendohet të kenë qenë më shumë se 400.
Të dhënat e sakta të personave të vdekur dhe të atyre që mund të kenë qenë në target nuk dihen, pasi agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se personi që ka shpërndarë biletat për këtë udhëtim po ashtu ka vdekur, së bashku me pajisjen që ka pasur të dhënat e biletave. /rel/














