Bëhet e ditur se një sulm terrorist ka ndodhur gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se 24 persona kanë humbur jetën në sulmin e armatosur të kryer në një paradë ushtarake në qytetin Ahvaz.
Zv.prefekti i rajonit Huzistan, Ali Husejinzade, duke folur në televizionin shtetëror ka njoftuar se 24 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur në sulmin e armatosur të kryer në një paradë ushtarake në qytetin Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, e cila zhvillohej me rastin e përvjetorit të luftës Iran-Irak.
Po ashtu zyrtari iranian informoi se kanë vdekur dy dhe dy të tjerë janë kapur gjallë nga autorët e sulmit të kryer ndaj një ceremonie ku merrnin pjesë edhe zyrtarë ushtarakë dhe politikë.
Ndërsa zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ramazan Sherif, ka njoftuar se sulmi ndaj paradës ushtarakë në qytetin Ahvaz është kryer nga organizata El Ahvazije. Po ashtu në deklaratën e tij në agjencinë ISNA Sherif ka pretenduar se ky grup mbështetet nga Arabia Saudite.