“Mbështetja e Pacollit për Shqipërinë nuk do të harrohet asnjëherë”
01
Lexo edheAdem Jashari, figura me më së shumti shtatore në Kosovë (FOTO)
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka falënderuar homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacollin për ndarjen e 1 milion eurove për t`i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Thjesht pa fjalë të mjaftueshme për ta falënderuar Ministrin e Jashtëm të Republikës të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira ! Mbështetja e tij personale e institucionale për Shqipërinë jo vetëm do të vlerësohet gjithmonë shumë lart por nuk do të harrohet asnjëherë”, shkruan Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Lexo edheAdem Jashari, figura me më së shumti shtatore në Kosovë (FOTO)