Mbappe vulos dominimin e Real Madridit, Arda shkëlqen me dy asistime

Real Madrid po vazhdon me vrull të pandalshëm në pjesën e dytë ndaj PSV-së, duke thelluar epërsinë në 3-1 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline.
Në minutën e 64-të, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti rrugën e rrjetës për të çuar shifrat në 3-1, duke i dhënë siguri të plotë skuadrës madrilene pas përmbysjes spektakolare.
Protagonist i padiskutueshëm i këtij takimi është edhe talenti turk Arda Guler, i cili regjistroi asistimin e tij të dytë në këtë ndeshje. Pas pasimit vendimtar për golin e barazimit të Federico Valverdes (50′), Guler shërbeu saktë edhe për Mbappe-në në golin e tretë.
Ndërkohë, rikthimi i madh i Realit në këtë fraksion të dytë kishte marrë hovin kryesor në minutën e 60-të, kur Jude Bellingham realizoi një super gol për 2-1, pak pasi kishte hyrë në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë.
Kujtojmë se PSV kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1 me penalltinë e Ivan Perisic (32′), por reagimi i “Mbretërve” në pjesën e dytë ka qenë i papërmbajtshëm.
🚨Mbappe has pulled the plug. Arda Güler ‘s second assist.

Lexo edheMesazh kampioni për kampionin: Luan Krasniqi inkurajon Nelson Hysën para super-duelit me Kabayel

