Skuadra e Real Madridit ka shënur fitore ndaj Real Oviedo me rezultatin 0:3, në ndeshjen e javës së dytë në La Liga.
Dy golat e parë në këtë takim i shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline
Mbappe fillimisht shënoi në minutën e 37’të, pas një asisti nga Arda Guler. Dhe në minutën e 87’të, pas një super asisti nga Vini Jr.
Vinicius Jr, në sekondat e fundit realizoi golin e tretë në këtë përballje.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e gjashtë pikëve./Indeksonline/
Kylian Mbappé. 🌟 pic.twitter.com/xKmM4RbxXh
— LALIGA (@LaLiga) August 24, 2025