Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen katër persona në Vlorë
dp

Lexo edheArrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro, transmeton tch.
Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.

Lexo edheArrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare
Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.