“Nuk ndalemi, çdo ditë e çdo natë në shesh” – Reagon fuqishëm platforma “Liria Ka Emër”
dp

Lexo edheLedri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu

Përmes një postimi në rrjete sociale, organizatorët kanë konfirmuar vazhdimësinë e prezencës qytetare në sheshet e kryeqytetit deri në arritjen e synimit të tyre.
” Çfarë populli! Nuk ndalemi. Çdo ditë e çdo natë në shesh, deri në liri. Për çlirimtarët tanë,” thuhet në postimin e platformës “Liria Ka Emër”.
Kjo thirrje vjen në kuadër të aktiviteteve dhe protestave të vazhdueshme që po organizohen në Prishtinë, ku qytetarët po mblidhen për të shprehur mbështetje ndaj çlirimtarëve që janë në Hagë.

Lexo edheLedri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu
Sipas organizatorëve, vendosmëria qytetare do të mbetet e palëkundur dhe zëri i Kosovës do të vazhdojë të dëgjohet çdo ditë e natë në shesh.