back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeArrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Të ngjajshme

SHBA uron kreun e ri të SPAK-ut

Shtetet e Bashkuara presin të vazhdojnë partneritetin e fortë...

Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, me datën 08.12.2025 ka iniciuar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast të dyshimit të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Policia njofton se “gjatë zhvillimit të procedurave hetimore janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm”.

 

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit sot me datën 11.12.2025, janë kryer kontrolle në dy lokacione të ndara, ku gjatë kontrollit janë siguruar prova përmes të cilave është forcuar baza e dyshimit se të dy të dyshuarit kanë kryer veprat penale ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”, ‘’Mashtrimi”, dhe ‘’Shpërdorimi i pasurisë””, thuhet në njoftim.

“Të dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz