Mayweather dëshiron duelin me Khabib
01

Lexo edheGoli i futbollistit shqiptar ishte kyç për kualifikim tutje në Europa Ligë

I pamposhturi po kërkon që pas duelit me Conor McGregor të përballet me një tjetër yll nga UFC.
Menaxheri i rusit ka konfirmuar se Mayweather po i kërkon duel klientit të tij, transmeton lajmi.net.
“Floyd po i lutet Khabibit për një duel, po i lutet. Floydit po i mbarojnë paratë” ka thënë agjenti i Nurmagomedov.

Lexo edheGoli i futbollistit shqiptar ishte kyç për kualifikim tutje në Europa Ligë
“Po ua them, njerëz vijnë çdo javë për të aranzhuar një duel mes Nurmagomedov dhe Mayweather, por nuk jemi të interesuar, së paku për tani” ka thënë tutje ai.
Mayweather së fundmi është ndeshur me yllin e kik boksit, Tenshin Nasukawa. /Lajmi.net/