Mastantuono rrezikon të mos luajë ndaj Liverpoolit
dp

Lexo edheSaliba flet për interesimin e Realit për të: Është vërtet joshëse kur një klub si Reali është i interesuar për ty

Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme këtë javë në Ligën e Kampionëve.
Ata do të udhëtojnë drejt Anglisë, ku do të përballen me kampionin e Anglisë, Liverpoolin.
Por një ditë para kësaj ndeshje, talenti argjentinas Franco Mastantuono po përballet me një shqetësim.
Kjo pasi që argjentinasi nuk po stërvitet me skuadrën dhe klubi madrilen doli me një njoftim rreth kësaj.

Lexo edheSaliba flet për interesimin e Realit për të: Është vërtet joshëse kur një klub si Reali është i interesuar për ty
18-vjeçari, ka problem në ijë dhe rrezikon të mos aktivizohet fare për ndeshjen ndaj “Reds”.
Ndeshja Liverpool-Real Madrid, do të zhvillohet në “Anfield”, nesër në orën 21:00./IndeksOnline/