back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeMASHT pas incidentit në shkollën “Pavarësia”: Dhuna është e papranueshme -paralajmërohen masa

MASHT pas incidentit në shkollën “Pavarësia”: Dhuna është e papranueshme -paralajmërohen masa

Të ngjajshme

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka reaguar ndaj rastit të dhunës së raportuar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, duke theksuar se dhuna, në çfarëdo forme dhe nga cilido që vjen, është plotësisht e papranueshme dhe nuk ka vend në institucionet arsimore.

Në reagimin e saj, Ministria nënvizon se shkolla duhet të jetë hapësirë e sigurt, e ndërtuar mbi respekt, dialog dhe mirëkuptim, si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.

“Rasti i ndodhur në shkollën ‘Pavarësia’, ashtu si edhe raste të tjera të mëparshme, dëshmon se dhuna nuk prek vetëm nxënësit, por edhe mësimdhënësit, stafin tjetër, prindërit dhe gjithë komunitetin shkollor, duke cenuar sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien e të gjithëve,” thuhet në reagimin e MASHT-it.

Ministria thekson se asnjë rast dhune nuk duhet të anashkalohet apo të relativizohet dhe se përgjegjësia për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve është e përbashkët mes shkollës dhe prindërve.

Sipas MASHT-it, janë ndërtuar mekanizma të qartë ligjorë dhe institucionalë për parandalimin dhe adresimin e dhunës në shkolla, ndërsa shkollat janë të obliguara që çdo rast dhune ta raportojnë në Sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim.

“Mosraportimi i rasteve, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të obligimeve institucionale”.

Në reagim theksohet se Drejtoritë Komunale të Arsimit mbajnë përgjegjësinë kryesore për zbatimin e masave ligjore dhe edukativo-arsimore, duke përfshirë edhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë.

“Çdo neglizhencë, vonesë apo mosveprim nga ana e DKA-së nënkupton dështim institucional dhe bart përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pasojat që krijohen në shkolla,” thuhet më tej.

Pas raportimeve mediatike për rastin në shkollën “Pavarësia”, Inspektorati i Arsimit ka dalë menjëherë në terren dhe ka realizuar inspektim.

MASHT njofton se, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse, të gjitha gjetjet që bien në kompetencën e Inspektoratit do të trajtohen pa kompromis dhe do të pasohen me veprime konkrete.

Të Fundit

Sport

ShowBiz