Masat drastike në Mal të Zi, arrestohen personat që vizitojnë miqtë e tyre
01

Lexo edhe27 persona janë ndaluar në 24 orët e fundit për mosrespektim të rregullave për parandalimin e COVID-19

Që nga 17 marsi, kur janë regjistruar rastet e para të coronavirusit në atë shtet, dy persona të infektuar kanë vdekur dhe një është shëruar.
“Shumica e rasteve të të infektuarve rishtazi janë kontakte të rasteve të njohura më parë”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.
Kush viziton një mik arrestohet
Policia malazeze ndjek penalisht personat që shkelin masat e qeverisë për të frenuar epideminë e coronavirusit dhe publikojnë arrestimet e tyre në media.

Lexo edhe27 persona janë ndaluar në 24 orët e fundit për mosrespektim të rregullave për parandalimin e COVID-19
Të premten në mbrëmje, dy persona u arrestuan dhe u morën në arrest, sepse kishin vizituar shokët e tyre, siç shpjegohet nga zëdhënësi i Prokurorisë së Podgoricës, Milica Mandic.
“Prokurori i Shtetit urdhëroi që dy persona të vendosen në paraburgimi prej 72 orësh”, tha Mandiç.
Kishte edhe gjashtë të burgosur të Budva të arrestuar nga policia në një hotel në qytet duke luajtur letra./telegrafi.com/