Masa të larta sigurie në ndeshjen Vëllaznimi – Liria (VIDEO)
dp

Lexo edheBruno Fernandes: Ta fitojmë Botërorin për Ronaldon do ishte e jashtëzakonshme

Dy skuadrat me traditë në futbollin kosovar, Vëllaznimi dhe Liria përballen sot mes vete, në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, me dy skuadrat që po luftojnë për tu inkuadruar në Superligë.
Rivaliteti që kanë këto dy skuadra, edhe nga ana e tifozëve, ka bërë që të ketë masa të shumta sigurie në Gjakovë.
IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihen forca të shumta policore, duke përfshirë edhe ato të Njësisë Speciale.
Po ashtu paralajmërimi i tifozëve ”Arpagjikt” që do të udhëtojnë drejt Gjakovës, ka shtuar më shumë këto masa.

Lexo edheBruno Fernandes: Ta fitojmë Botërorin për Ronaldon do ishte e jashtëzakonshme
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Lirisë nis nga ora 15:00./IndeksOnline/
