BallinaRegjionaleMitrovicëMartohet asamblistja e AKR-së, por shkel ligjin duke pozuar

Martohet asamblistja e AKR-së, por shkel ligjin duke pozuar

Të ngjajshme

Sadiku thotë se Kurti po i ndërron fjalët: Manipulon, mashtron dhe tërhiqet

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku thotë se nuk ia...

FSK ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e saj

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Reali informon Comon se do ta riblejë Nico Paz

Real Madridi duket se ka kompletuar transferimin e parë...

Ferizaj: Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar për vjedhje në dyqane dhe fabrika

Një 35-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar për veprën...

Kate Middleton ‘shkëlqen’ në Londër për Anzac Day

Kate Middleton është shfaqur në Londër gjatë ceremonisë përkujtimore...

Asamblistja e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, Fidane Hasani, ka kurorëzuar dashurinë më 28 të muajit që shkoi, mirëpo fotografitë e foto sesionit i ka publikuar vetëm dy ditë më herët.

E ligjvënësen komunale e vendosin në një pozitë jo të mirë fotografitë që i ka publikuar vetë ajo, pasi shihet se gjatë foto sesionit ajo ka shkelur ligjin.

Siç shihet, ajo është futur me veturë në një zonë të ndaluar tek liqeni akumulues, ku lejohet vetëm ecja e këmbësorëve.

Si për ironi, kishte qenë vetë kryetari i partisë së saj që kohë më parë kishte vizituar këtë vend dhe kishte parë mundësitë për të investuar rreth uljes së rrezikshmërisë së liqenit. Mirëpo, kryetari kishte folur për rrezikshmërinë që vije nga uji, ndërkohë që vetë asamblistja e saj po rrezikon këmbësorët me veturë.

...

Sidoqoftë, asamblistja Hasani kishte qenë edhe pjesë e Bordit të kompanisë së pastritmit ‘Uniteti’, për çka ishte raportuar si politizim i bordit. E njëjta kishte dashur të futet sërish në bordin e njëjtë vetëm pak javë më herët, mirëpo nuk kishte gjetur përkrahje në parti.

Hasani është familjare e kompanisë Feis Com, e cila ka mjaft lidhje me kryetarin e Komunës.

Ndryshe, më herët ishte raportuar me dhjetëra raste kur qytetarët kishin shkelur ligjin duke u futur me veturë në këtë zonë, mirëpo asamblistes duket se nuk i kanë bërë përshtypje./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz