back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMaqedonia bllokon mishin e Kosovës

Maqedonia bllokon mishin e Kosovës

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Pas bllokimit të patates nga Shqipëria edhe Maqedonia ka vendosur bllokadë për mishin që vie nga Republika e Kosovës, duke mos i licencuar kompanitë kosovare që të eksportojnë në këtë vend.

Këtë e thotë  vetë drejtori i Odës se Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj.

Mulaj ka thënë se Maqedonia përherë ka aplikuar forma të ndryshme të barrierave jo tarifore për të penguar çdo tentim eksporti të mallrave nga Kosova për në Maqedoni.

“Maqedonia përherë ka aplikuar forma të ndryshme të barrierave jo tarifore për të penguar çdo tentim eksporti të mallrave nga Kosova për në Maqedoni, në rastin konkret bëhet fjalë për pengesën që i bënë prodhimeve me prejardhje shtazore duke mos e dërguar inspektoratin ose duke mos i licencuar kompanitë Kosovare të eksportojnë në Maqedoni derisa në anën e kundërt  ka me dhjetëra kompani Maqedonase të licencuara për eksport të po këtyre prodhimeve për në Kosovë”, ka thënë Mulaj.

Përkundër se disa kompani nga Kosova kanë bërë kërkesë më 2 mars të këtij viti për licencim, siç duket këto kërkesa nuk po shqyrtohen fare, pasi që nga ajo kohë agjencia përkatëse e Maqedonisë nuk ka bërë kurrfarë reagimi.

Mulaj thotë se Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ju ka shkruar të gjitha Institucioneve vendore me qëllim që të përdorin çdo mjet ligjor që të realizohet e drejta e bizneseve Kosovare që të dalin me produktet e tyre në tregun Maqedonas.

“AK mendon se ka ardhur momenti kur Kosova duhet të mbroj tregun e vetë dhe të merr masa adekuate reciproke ndaj Maqedonisë dhe të gjitha shteteve tjera që krijojnë barriera për biznesin e Kosovës”, ka thënë Mulaj.

Ai akuzon Qeverinë  e Kosovës për neglizhencë dhe thotë se oda e afarizmit do t’i bëjë publike këto pengesa.

“OAK do të bëjë publike të gjitha pengesat që po u bëhen prodhuesve nga vendet fqinje dhe neglizhencën që po e ka Qeveria në mbrojtjen e interesit të tyre.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz