back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaShqiptareMaqedoni, arrihet marrëveshja për daljen nga kriza

Maqedoni, arrihet marrëveshja për daljen nga kriza

Të ngjajshme

Pas një ngërçi politik që zgjaste prej muajsh, partitë politike në Maqedoni u dakorduan mbi një marrëveshje për daljen nga kriza.

Sipas ujdisë së arritur mes 4 partive kryesore, deri në 31 gusht duhet të përcaktohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të organiozohen nga qeveria kalimtare e formuar 100 ditë para mbajtjes së tyre.

Në takim morën pjesë përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shkup, Tiborg Barodi, Artan Grubi i BDI-së, Imer Aliu i PDSH-së, Nikolla Todorov i VMRO-DPMN-së dhe Radmilla Shekerinska e LSDM-së.

Mes pikave të parashtruara në marrëveshje janë pastrimi i listës zgjedhore dhe rregullimi i sferës së mediave, ku brenda 15 ditëve pas firmosjes së marrëveshjes duhet të zbatohet ligji për shërbime audiovizuale.

Po ashtu, marrëveshja parasheh tërheqjen e ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Palët janë dakorduar që Ministri i Brendshëm të jetë shqiptar.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz