Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026
dp

Lexo edheRast tronditës në Norvegji, dy vëllezër futbollistë akuzohen për kurdisje të ndeshjeve

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një paraqitje të mundshme në Botërorin 2026.
Në një deklaratë të fundit, gardiani i Bayern Munich u shpreh qartë:
“Rikthimi në kombëtare? Gjithçka në lidhje me këtë është mbyllur… ajo që ka rëndësi tani është ky sezon me Bayernin.”
Sipas ish-legjendës së futbollit gjerman Lothar Matthaus, rikthimi i Neuer nuk është në planet e trajnerit aktual të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
“Julian Nagelsmann nuk do ta hapë atë derë për rikthimin e Neuer dhe për këtë arsye fjalët e Manuelit për pensionimin mbeten të pandryshueshme”, deklaroi Matthaus.

Lexo edheRast tronditës në Norvegji, dy vëllezër futbollistë akuzohen për kurdisje të ndeshjeve
Me këtë vendim, një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit mbyll përfundimisht kapitullin e tij me Kombëtaren, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare../Indeksonline/