Futbollisti senegalez, Sadio Mane, është kthyer në fshatin ku është rritur, për të shikuar nga afër ndërtimin e shkollës, të cilën është duke e financuar.

Në prill të vitit të kaluar, ylli i Liverpoolit dhuroi 250.000 funte (280.000 euro), në mënyrë që gjenerata e ardhshme e fëmijëve në Bambali të kenë një shkollë të re të mesme, për t’u dhënë mundësi që të përparojnë në jetë, ashtu siç ka bërë ai.

Mane, i cili ka paguar në ndërtimin e një spitali dhe ka dhuruar shumë para për familjet e varfra, është gjithmonë i përulur dhe asnjëherë nuk harron se nga ka ardhur.

27-vjeçari është një hero në vendlindjen e tij, ndërsa aktet bamirëse nuk i bën për t’u shfaqur. Kur The Telegraph e kishte pyetur në lidhje me këtë pjesë të tij, ai kishte kërkuar që të mos përfshihej kjo temë në intervistë: “Nuk e bëj këtë për publicitet”.

Ai nuk dëshiron vëmendje, por e bën këtë sepse dëshiron të kujdeset për njerëzit e vendit nga vjen dhe është shumë i vetëdijshëm për varfërinë dhe kushtet e vështira, në të cilat jetojnë shumica e bashkëkombësve të tij. /Telegrafi/

DaveOCKOP

@DaveOCKOP

Sadio Mane visiting a school he is helping to build in his home village of Bambali in the region of Sedhiou, Senegal.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
900 people are talking about this